Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka biseduar me kryeministrin Edi Rama këtë të premte. Është vetë Von der Leyen e cila përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se çfarë është folur mes të dyve.
Në fokus të telefonatës mes Presidentes së KE-së dhe Ramës ka qenë procesi i zgjerimit të BE-së dhe implementimi i Planit të Investimit dhe Ekonomisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se sa mirë të lëvizim përpara me procesin e zgjerimit dhe implementimit të shpejtë të Planit të Investimit dhe Ekonomisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Von der Leyen.
Constructive discussion as always with my good friend Prime Minister @ediramaal of Albania on how best to move ahead with the enlargement process & the rapid implementation of the EU Economic and Investment Plan for the Western Balkans. pic.twitter.com/thQYYtAK5j
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 13, 2020