Një mësues orkestre në pension, iu kthye pasionit të tij për muzikën për të shpërndarë gëzim në ambientet e një spitali në Utah, ku ai po luftonte Covid-19.
Ndërsa ishte i intubuar dhe i paaftë për të folur, Grover Wilhelmsen donte të tregonte mirënjohjen e tij për punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalin McKay-Dee në Ogden.
Pacienti 70-vjeçar përdori stilolaps dhe letër për të komunikuar me një infermiere dhe kishte një kërkesë.
“Aty nga mesi i turnit tim ai shkruajti: Ju e dini, unë me të vërtetë dua të luaj me violinë këtu në spital”, tha infermierja Ciara Sase për mediat.
Kërkesa e tij kërkonte një planifikim dhe miratim nga mjekët, por në fund Sase ishte në gjendje t’i plotësonte dëshirën pacientit të saj. Ajo qëndroi në dhomën e tij dhe e monitoroi, ndërsa ai luante himne kishash dhe “Valsi i Tenesit”.