Kryeministri Edi Rama priti në një takim ministrin e Jashtëm italian, Di Maio i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Pasi e falenderoj Di Maio-n për mbështetjen gjatë tërmetit dhe pandemisë, kreu i qeverisë njoftoi bisedoi me diplomatin italian dhe për çështjen e vaksinës antiCovid që pritet të shpërndahet në javët në vijim.
“Pas tragjedisë së 26 nëntorit, Italia na u gjend pranë në momente të vështira. Mirënjohje të thellë për Italinë mike, popullin e saj dhe për trupat fantastike të mbrojtjes civile italiane që reaguan në mënyrë të rrufeshme ndaj nevojës tonë për ndihmë dhe brenda pak kohësh u gjendën në zonën e fatkeqësisë duke shpëtuar jetë njerëzish. Kujtoj me mirënjohje përfshirjen e Di Maio dhe Conte për të garantuar një mbështetje një Bruksel në konferencën e donatorëve, ku Italia ishte jo vetëm me fjalë, por edhe më vepra krah vendeve mike.
Sot ndajmë dhe eksperiencën e jashtëzakonshme që po sprovon të gjithë botën atë të përballjes me armikun e padukshëm. Falenderoj ministrin dhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën gjithë bota është vënë në lëvizje dhe vendet po krijojnë dhe partneritete. Italia krejt lidhjes së veçantë që ka me Shqipërinë është pranë nesh siç është edhe BE pranë Ballkanit Perëndimor, që vendet e rajonit tonë mos mbeten mbrapa në garantimin e vaksinës”, tha Rama.