Politika Gjykata i ktheu Llallës pasuritë, reagon hidhur ambasadorja amerikane

Gjykata i ktheu Llallës pasuritë, reagon hidhur ambasadorja amerikane

Ambasadorja amerikane Yuri Kim reagoi pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e cila hoqi masën e sekuestrove të pasurisë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në postimin e saj, ambasadorja amerikane përcjell vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që në 2018-n njoftoi se ish-Kryeprokurorit dhe familjes së tij i ndalohej hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “për shkak të përfshirjes në korrupsion domethënës”.

“Thjesht një kujtesë se ky përcaktim publik për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara mbetet në fuqi: https://bit.ly/3fjdB1S”!”, shkruan Kim në postimin e saj në rrjetet sociale

Dosja e Llallës ka kaluar për gjykim vetëm për akuzën e “Mosdeklarimit të të ardhurave në kufi”. Më herët Prokuroria i kishte sekuestruar një pjesë të pasurisë Adriatik Llallës, por tashmë akuzat kanë rënë.

🇦🇱 | Ambasadorja Yuri Kim: "Thjesht një kujtesë se ky përcaktim publik për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Friday, 20 November 2020