Japonia shënon një rritje të numrit të vetëvrasjeve tek njerëzit në moshë pune.
Sipas ekspertëve japonezë, ky fakt lidhet me pasigurinë e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Të dhënat e Ministrisë Japoneze të Shëndetësisë, tregojnë se 705 burra të moshës 20 deri në 50 vjeç janë vetëvrarë, shifër e cila ka shënuar 8.6% rritje krahasuar me vetëvrasjet e një viti më parë.
Një shifër alarmante është vënë re edhe tek gratë, ku vetëm në muajin shtator janë regjistruar 640 vetëvrasje, ndërkohë që 4 muajt e fundit kanë shënuar një rritje të ndjeshme.
Sipas shoqatës Npo Lifelink me qendër në Tokio, shumë individë kanë përjetuar një periudhë të vështirësisë profesionale gjatë pandemisë, veçanërisht të vetëpunësuarit dhe ata pa një punë të përhershme, dhe duke mos marrë mbështetjen e duhur psikologjike, e kanë të vështirë t’i drejtohen institucioneve qeveritare.