Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka vendosur që të premten në 4 Dhjetor të hedh shortin për për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët do të kenë mandat për të drejtuar këtë institucion gjatë vitit 2021.
Më tej nga Presidenca bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, janë dërguar listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Lidhur me hedhjen e shortit do të njoftohet dhe Avokati i Popullit për të qenë prezentë gjatë të gjithë procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në KED.
Duke qenë se vendi po kalon një situatë të vështirë nga COVID-19, Presidenca njofton se do të zbatohen të gjitha rregullat dhe fton institucionet që duhet të jenë pjesëmarrëse në short që të dërgojnë vetëm nga një përfaqësues.