Pavarësisht rritjes se rasteve me koronavirus spitalet COVID kanë ende kapacitetet mjaftueshëm për të trajtuar të sëmurët.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se janë parashikuar te gjitha skenarët dhe qytetarëve nuk do t’iu mungojë asnjë moment shërbimi.
“Për fat më mirë nuk kemi ezaurim të kapaciteteve. Thamë që jemi tek skenari 3, do të hapet COVID4, do të hapen spitalet rajonale, e skenarë të ndryshëm. Kur t’i mbushim të gjitha, do i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe në korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me çdo mënyrë”, shpreh Skënder Brataj.
“Deri tani janë ezauruar disa skenarë, jemi tek skenari 3 do hapet COVID4, kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë dhe në banesë dhe në hotele dhe në korridore qytetaret do ti trajtojmë në çdo mënyrë”.
Në drejtim të numrit 127 mesatarisht shkojnë 3 mijë thirrje në ditë një pjesë e të cilëve janë me COVID.
Sipas Bratajt disa kanë marrë shërbim në banesë e të tjerë që kanë qenë të rënduar janë transportuar në 3 spitalet COVID ku aktualisht po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë në Shqipëri rëndohet çdo ditë edhe më shumë bilanci i COVID-19. 11 të vdekur dhe 835 raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve të fundit.