Britanikët do të mbjellin pemë për të festuar 70-vjetorin e Mbretëreshës Elizabeth në fron si pjesë e një plani për të krijuar një vend më të gjelbër për nder të shtatë dekadave të shërbimit të saj.
94-vjeçarja, monarkja me jetëgjatë në historinë e mbretërimit britanik, pritet të shënojë 70-vjetorin e Mbretërimit të saj në shkurt 2022.
Qeveria po planifikon një festë katër-ditore atë verë dhe një ditë pushimi publik shtesë, me mbjelljen e pemëve, për të shënjuar këtë momentit historik.
Me emrin “Mbulesa e Gjelbër e Mbretëreshës”, projekti i mbështetur nga shoqata bamirëse do të inkurajojë komunitetet, shkollat, këshillat bashkiakë dhe pronarët e tokave të mbjellin pemë vendase për të ndihmuar mjedisin dhe për t’i bërë zonat lokale më të gjelbra.
Kryeministri Boris Johnson tha se kriza shëndetësore dhe pandemia i kishin kujtuar njerëzit për rëndësinë e natyrës dhe hapësirave të gjelbërta dhe se pemët mund të transformonin komunitetet si dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike.
“Ndërsa ne festojmë 70 vitet e shërbimit të jashtëzakonshëm të Madhërisë së saj, unë i inkurajoj të gjithë “Mbillni një pemë për jubileun”, tha Johnson.
Organizatat bamirëse Cool Earth dhe The Woodland Trust thanë se mbjellja e pemëve do të ishte një dhuratë e veçantë për monarken, e cila ka mbjellë më shumë se 1500 pemë në të gjithë botën gjatë mbretërimit të saj.
Elizabeth, e cila është monarkja aktuale më e vjetër dhe me mbretërimin më të gjatë në botë, u bë mbretëreshë më 6 shkurt 1952, pas vdekjes së babait të saj Mbretit George VI.
Familja mbretërore britanike ka qenë një zë i rëndësishëm në fushatat për një mori çështjesh mjedisore. Princi Charles ka folur për dekada në lidhje me ndikimin e ndryshimit të klimës, si edhe dhe nipi i saj Princi William.