Kjo e hënë riktheu vranësirat dhe shiun në disa zona të vendit gjatë paradites. Por sipas meteorologëve, muaji dhjetor do të vijë me rritje të temperaturave të shoqëruar reshje përgjatë javës së parë.
“Kthjellime dhe vranësira të pakta sot dhe nesër, por mot i ftohtë, pasi temperaturat ulen deri në 5 apo 6 gradë nën zero. Por duke filluar nga mes java kemi rritje të temperaturave për pasojë edhe prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit”, tha meteorologia Adiola Bani për Vizion Plus.
Sipas sinoptikanëve, java e parë e dhjetorit do të shoqërohet me erë dhe dëborë në zonat malore.
“Vetëm në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore. Presim gjithashtu forcim të parametrit të erës pas ditës së mërkurë duke sjellë det të trazuar.”
Temperaturat minimale do të luhaten nga -3, – 4°C mëngjesi deri 14°C pas mesditës.