Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar sot se situata ekonomike në vendin tonë është alarmante. Duke iu referuar edhe raporti të FMN-së, Tabaku thekson se kriza e madhe do të shoqërohet me recesion ekonomik dhe rritje të borxhit publik në 2021-shin.
“Mesazhi i FMN-së lidhej me kujdesin ndaj qytetarëve vulnerabël. Qeveria i ka braktisur, sepse zgjidhi PPP e koncensionet. FMN shkruan se Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon dhe ka rezultuar në impaktin negativ.
Kriza e madhe do shoqërohet me recesion ekonomik. 7.5% e PBB-së, rënie e të ardhurave, ndikim afatgjatë që kjo krizë do ketë në ekonomi do të ndikojë në rënien e prodhimit të brendshëm bruto. Vendi do të përballet që në fillim të 2021 me një borxh publik sa 81.9% e PBB-së me skenarin për të shkuar në 88% pa PPP-të në vijim. Situata është alarmante”.
Sipas Tabakut, kriza në Shqipëri po thellohet nga keqmenaxhimi i Ramës dhe do të ndikojë në rënien e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitet në vijim, që do të thotë një rritje e detyrimeve që çdo shtëpi, mungesë të ardhurash dhe ulje të sigurisë në vend.
“Qeveria vazhdon ta ushqejë me gënjeshtra publikun, duke sajuar një buxhet që nuk është aspak korrekt me parametrat ekonomike dhe që nuk ofron asnjë vizion apo strategji se si do të zhvillohet ekonomia e Shqipërisë.
I vetmi qëllim i qeverisë është si të përfitojë nga fatkeqësitë që i kanë rënë vendit, ndërkohë që shqiptarët janë ende në tenda. FMN thekson domosdoshmërinë për të qenë transparentë në procesin e rindërtimin.
Shqipëria sot po vuan nga politikat e taksave, të zbatuar nga Rama, një sistem të taksave të paqartë, një administratë tatimore të korruptuar dhe kjo përkthehet në rënie të të ardhurave për buxhetin, por edhe barrë fiskale e rënduar për biznesin. Vendi sot është në depresion, të dhënat tregojnë të ardhme jo të begatë se buxheti i shtetit është vjedhur”.