“Doni t’ju them të vërtetën; a është e këndshme? Jo. Të kesh babanë në stol (trajner) nuk është fort e mirë. Dhe unë e di se kjo lloj lidhjeje ndikon edhe te djali”
Deri më tani, sezoni i Milanit mund të konsiderohet më shumë se pozitiv. Vendi i parë në kampionat dhe kalimi në raundin tjetër të Ligës së Europës e dëshmojnë këtë. Një pjesë e mirë e meritave shkon për punën e bërë nga Paolo Maldini. Ish-kapiteni kuqezi u kthye në klub më 2018 dhe që atëherë, fillimisht në rolin e drejtorit të zhvillimit strategjik në zonën e sporteve dhe më pas në atë të drejtorit teknik, ai ka bërë të disponueshme njohuritë e tij për të ndërtuar një ekip të frikshëm në Itali dhe Europë.
Gjatë intervistës dhënë DAZN, Maldini tregoi stilin e tij të jetës gjatë viteve që kaloi larg futbollit, në të cilën iu kushtoi më shumë vëmendje kënaqësive të miqve dhe familjes: “Unë mendoj se e kam përgatitur veten, duke mos bërë ndonjë gjë tjetër në 9 vjet, kështu që u përpoqa të shijoj jetën pak dhe të ndjek gjërat që kisha lënë pak larg: familjen time, fëmijët e mi. I ndoqa ata përmes shkollës dhe futbollit. Kalova kohë me gruan time, sigurisht, dhe miqtë. Fillova të bëj gjëra që nuk i kisha bërë kurrë në jetën time, si të shkoja për kafe me miqtë, çka ishte një gjë me të vërtetë e çuditshme për mua. Duhet të them se i kam shijuar këto vite si një kthim në normalitet. Dhe u përgatita, duke u shkëputur nga ai, që ishte realiteti i përditshëm i futbollit, gjithmonë duke ndjekur Milanin, ndeshjet dhe Champions-in”.
Kthimi në Milano si menaxher u zhvillua në një kohë shumë të shkurtër: së pari, megjithatë, kishte mundësinë për një aventurë jashtë vendit, në radhët e PSG, te miku i tij, Leonardo: “Në kohën e hyrjes, me siguri, nuk isha shumë i gatshëm, sepse ishte një gjë shumë e papritur. Një telefonatë nga Leonardo më mbërriti ndërsa isha në Miami. Ai më tha: Ju duhet të jeni këtu për 10 ditë, duhet të largohemi së bashku, sepse dua që të jeni me mua. Thuaj ‘po’. Në të kaluarën e afërt ekzistonte mundësia për të hyrë me grupin tjetër, me Fassone dhe Mirabelli, por ne nuk ramë dakord për gjëra të caktuara. Para kësaj ekzistonte mundësia për të hyrë me Barbara (Berlusconi), por shumë gjëra të tjera kanë ndodhur. Zgjedhja ime, përveç një interesimi nga PSG, gjithmonë përmes Leonardo, ishte e lidhur me ngjyrat kuqezi”.
Djali i tij, Daniel, është një nga sulmuesit në dispozicion të Piolit te Milani. Pas përvojës me babanë e tij, Cesare, këtu është historia që po përsëritet: “E gjitha është shumë e vështirë, por në jetën time jam mësuar me histori të pabesueshme. Babai im si trajner U-21 dhe unë nën 21 vjeç; babai im si trajner i Italisë në Kupën e Botës dhe unë kapiten; babai im si trajner i Milanit dhe unë kapiten. Doni t’ju them të vërtetën; a është e këndshme? Jo. Të kesh babanë në stol (trajner) nuk është fort e mirë. Dhe unë e di se kjo lloj lidhjeje ndikon edhe te djali. Çfarë babai më dha mua, shpresoj se ia dhashë djalit tim. Ishte gjithsesi një ide e jetës, një lloj linje edukimi që u mësoni fëmijëve tuaj.
Unë e di shumë mirë se momenti më i keq është kur duhet të kthehesh nga loja në makinë me babanë tënd, që ishte futbollist, dhe ai të tregon se çfarë duhet të kesh bërë dhe çfarë ke gabuar. E mbaj mend shumë mirë, ishte momenti që e urreja pjesën më të madhe të javës. E njëjta gjë i ndodh djalit tim dhe ai më tha disa herë. Daniel është me fat të luajë në një rol tjetër, kështu që puna ime për t’i mësuar disa gjëra nuk bazohet në përvojën personale si mbrojtës, por në vështrimin tim mbi futbollin. Për djalin tjetër, Christian, mendoj se ishte edhe më keq”.