Shëndet Pse personat që vuajnë nga astma kanë më pak mundësi të preken...

Pse personat që vuajnë nga astma kanë më pak mundësi të preken nga Covid-19

Personat që vuajnë nga astma janë 30% më pak të rrezikuar të preken nga Covid-19. Në këtë përfundim ka dalë një grup ekspertësh izraelitë.

Nga studimi i kryer te 37 mijë persona, ekspertët zbuluan se pozitiviteti te personat azmatikë është më i ulët se sa te personat që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Kjo besohet të vijë si pasojë e ilaçeve anti-inflamatore që këta persona përdorin, ndërsa këta ekspertë u bëjnë thirrje këtyre personave që të vijojnë të marrin ilaçet e rekomanduara gjatë pandemisë.

Autorja e këtij studimi Dr Eugene Merzon u shpreh për Jerusalem Post se kjo mund të vijë, pasi këta persona me probleme të mëparshme në frymëmarrje, janë më të ndërgjegjësuar dhe janë më të kujdesshëm. Një tjetër arsye mund të jetë edhe pajisja që ata përdorin.