Politika Rama: Kryesimi i OSBE, ishte një vit sprovues për shkak të COVID

Rama: Kryesimi i OSBE, ishte një vit sprovues për shkak të COVID

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të radhës të OSBE ka bërë sot bilancin e vitit të tij në krye të kësaj organizate. Rama në Ministerialin e OSBE tha se ky vit ishte shumë sfidues për shkak të pandemisë të COVID-19.

“Ky ka qenë një vit sprovues për OSBE-në. Pasojat e Covidit kanë shprehu të gjitha fushat e jetës sonë. Ngushëllimet shkojnë për ata që kanë humbur të dashurit, falenderimet shkojnë për punonjësit e shëndetësisë. Ndërkohë që ne fokusohemi te pasojat ekonomike, duhet të kuptojmë ndikimin negativ të sigurisë. Ka rritur krimin kibernetik, ka krijuar terren për dezinformimin”, tha Rama.

Më tej Rama foli për sfidat e OSBE, duke shtuar se konflikti në Ukrainë ishte prioriteti i tij gjatë detyrës në krye të organiztës.

“Është bërë një përparim por ka ende punë për zgjidhje gjithëpërfshirëse e konfliktit. Le të mos harrojmë marrëveshjet e Minskut. 7 vjet me parë, jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time të parë si kryetar i radhës pashë me sytë e mi pashe se si konflikti kishte ndikuar popullsinë”, shtoi kreu i qeverisë.

Më tej Rama përmendi dhe negociatat që ka bërë për të ndërhyrë në konfliktin e Bjellorusisë, por tha se ndihma u refuzua dhe OSBE nuk mundi të bënte asgjë.