Kanë kaluar më shumë se 30 vjet që kur u shfaq “Dirty Dancing”, një prej filmave kult të asaj epoke.
Tani tre dekadash, është zbuluar se Patrick Swayze dhe Jennifer Grey, të cilët luanin personazhet kryesore, e që në film dashurohen marrëzisht me njëri-tjetrin, në jetën private ata s’e honepsnin njëri-tjetrin. Kjo ka bërë që dhe xhirimet të hasnin në shumë vështirësi për shkak të dublave të shumta për skena që dështonin.
Dyshja më e famshme e të dashuruarve të Hollivudit, nuk ishin as më shumë as më pak veçse një çift kinematografik. Harmonia mes tyre ishte tërësisht false. Patrick Swayze, në jetën reale mendonte se Jennifer Grey ishte vërtet irrituese dhe mbi të gjitha ai e urrente faktin që duhet të përsëriste disa herë skenat për shkak të saj.
Publiku fillimisht e priti filmin shumë dobët, kështu që u konsiderua se do të ishte vetëm në VHS. Por më pas fama nuk ndalej.
Kolonat zanore e bën atë ndër filmat më të shitur në histori, falë këngëve “She’s Like the Wind” të kompozuar nga Swayze, si dhe “The Time of My Life”, të cilat fituan një Oskar në vitin 1988.