Politika 8 Dhjetori, Rama: I privilegjuar që isha pjesë aktive e kësaj rruge

8 Dhjetori, Rama: I privilegjuar që isha pjesë aktive e kësaj rruge

30 vite nga lëvizja studentore, kryeministri Rama sheh një kapërcim të rëndësishëm në historinë e vendit, nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale.

“Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, shkruan kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.