Politika Basha: Do të kufizoj në vetëm dy mandate postin e kryeministrit

Basha: Do të kufizoj në vetëm dy mandate postin e kryeministrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në aktivitetin e organizuar nga FRPD, në kuadër të 30-vjetorit të “Lëvizjes Studentore”, u zotua se nëse do të bëhet kryeministër, do të kufizojë mandatin e kreut të qeverisë në vetëm dy mandate.

“Zotohem se, si kryeministër, do të kufizoj në vetëm dy mandate postin e kryeministrit. Modeli i qeverisjes tregohet që në fillim. Atë që nuk e arrin dot për 8 vjet, nuk e arrin dot as 80 vjet. Kur nuk mban asnjë premtim për 8 vjet, çfarë mund të japë më shumë një njeri pas 8 vjetësh në pushtet?”, deklaroi kreu demokrat.

“Në Parlament apo me referendum, unë do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit”, premtoi Basha.