Kryesore Ambasadorja Sourani: Shqipëria dhe Greqia janë një familje e madhe

Ambasadorja Sourani: Shqipëria dhe Greqia janë një familje e madhe

Në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia kane ende një sërë çështjesh të pazgjidhura që kërkojnë marrëveshje mes palëve, kryediplomatja greke ne Tirane apelon për një bashkëpunim edhe më të mire mes institucioneve të dy vendeve.

Gjatë pritjes së te diplomuarve shqiptare në Greqi, ambasadorja greke Eleni Surani vlerësoi se marrëdhëniet njerëzore mes dy popujve duhet te reflektohen edhe ne nivelet e qeverisjes.

“Mirëpresim vitin e ri ne ambasade me shqiptaret e diplomuar ne universitetet greke. Kjo është dëshmia e vërtete e marrëdhënieve te ngrohta te dy popujve tanë, jemi realisht një familje e madhe. Qëllimi ynë është që ky nivel i marrëdhënieve njerëzore të thellohet dhe në nivelin shtetëror. Uroj të jetë një vit i mbarë për Greqinë, një vit i mbarë për Shqipërinë dhe një vit i shkëlqyer për marrëdhëniet shqiptaro-greke.”

Çdo vit Ambasada greke ne Tirane organizon një aktivitet ku bashkon të gjithë shqiptarët që kanë kryer studime në shtetin fqinj, duke i konsideruar ata si urën lidhëse mes dy vende.