Kryetarja e Bashkisë së qytetit të Shkodrës, Voltana Ademi ka kallëzuar në prokurorinë Policinë e Shtetit për shpërdorim të detyrës.
Pas incidenteve që u shënuan në protestën e ditës së shtunë në Shkodër, ku u shkatërrua dhe selia e Partisë Socialiste, Ademi shkruan se Policia e Shtetit nuk zbatoi detyrat e saj duke mos ruajtur rendin publik dhe sigurinë.
“Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër.
Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Ata nuk ju përgjigjën thirrjes për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”- thuhet në kallëzimin e Kryetares së Bashkisë Shkodër ndaj drejtuesve të Policisë Shkodër.