Shëndet Simptomat e pazakonta të alergjisë që i ngatërrojmë me sëmundje të tjera

Simptomat e pazakonta të alergjisë që i ngatërrojmë me sëmundje të tjera

Në Britaninë e Madhe, një djalë i quajtur Finley Ranson nuk mund të hajë asgjë përveç ëmbëlsirave. Produkte të tjera e bëjnë atë të rrjedh gjak. Ky reagim i çuditshëm është shkaktuar nga një alergji e rëndë. Në këtë artikull, do t’ju tregojmë për disa simptoma të çuditshme alergjie – mos u bëni merak, ata nuk janë aq të frikshëm sa të Finleyt.

Dhimbje stomaku
Dhimbje e menjëhershme akute e barkut mund të tregojë se një person vuan nga ulcerat, apendiciti, kolecistiti, gurët në veshka ose sëmundje të tjera të rrezikshme. Nëse dhimbjet nuk janë aq të rënda dhe ndodhin menjëherë pasi të hahet ushqimi, mund të keni një intolerancë ushqimore ose një alergji. Simptomat e këtyre sëmundjeve zakonisht i ngjajnë disa simptomave të problemeve të tretjes ose dhimbje në stomak. Por ka disa karakteristika që tregojnë se diçka ju ka shkaktuar alergjinë.
Kruajtje në pjesë të ndryshme të lëkurës, veçanërisht zonës rreth gojës. Ënjtje e gjuhës, buzëve, gojës ose fytit (10-15 minuta pas ngrënies ose menjëherë pas ushqimit).

Problemet e frymëmarrjes;
Në shumë raste, një alergji ushqimore shkaktohet nga kikirikë, vezë, qumësht, peshk, ushqim deti dhe soje Nëse përjetoni dhimbje barku, probleme me frymëmarrjen pas ngrënies së këtyre (ose ndonjë produkti tjetër), përjashtoni ato nga dieta juaj.

Të përzier dhe të vjella
Tek të rriturit, të vjellat zakonisht shkaktohen në rast të ndonjë helmimi ose infeksioni bakterial. Këto simptoma gjithashtu tregojnë se mund të vuani nga sindromi i zorrëve të irrituar (zakonisht i shoqëruar nga urthi). Tek fëmijët të vjellat mund të shkaktohen nga temperatura e lartë e trupit, helmimi nga ndonjë ushqim, infeksion viral ose kollë të rëndë. Në disa raste, këto janë simptoma alergjie dhe ato gjithashtu mund të shoqërohen me dhimbje abdominale, gulçim, skuqje të lëkurës dhe ënjtje.
Mbani në mend se mund të jeni alergjik jo vetëm ndaj ushqimeve të caktuara por edhe peshku apo banane. Edhe pse ato konsiderohen si të zakonshme, ato mund të jenë gjithashtu të rrezikshme. Nëse keni probleme të tretjes vetëm pasi të pini një gotë qumësht mund të keni intolerancë ndaj laktozës.

Skuja e lëkurës
Kruajtja dhe skuqja mund ta bëjë lëkurën të duket si gunga të kuqe, kjo shkaktohet nga kruajtja e tepërt e lëkurës. Kjo ndodh shpesh si rezultat i një reagimi alergjik ndaj ilaçeve, pickimi nga ndonjë insekt, alergjia e ushqimit, temperatura e lartë, dhe qëndrimi në diell për një kohë të gjatë. Ndonjëherë kjo shkaktohet edhe nga ndonjë produkt bukurie, si kremrat, apo detergjentet e rrobave. Këto simptoma shfaqen edhe në rast së vuani nga astma ose probleme me kockat. Sidoqoftë shpesh herë është e pamundur të identifikohet nga se është shkaktuar irritimi i lëkurës. Mjekët kanë thënë se skuqja dhe irritimi i lëkurës mund të ndodh edhe pas një stërvitje ose pas një kontakt me ujin. Ky rritim lëkure mund të shkaktohet edhe nga: Stresi i rëndë, infeksionet, parazitët.
Tek të rriturit, kosheret kronike ose irritimi i rëndë i lëkurës mund të tregojnë gjithashtu se një person vuan nga probleme të tiroides, hepatitit ose kancerit. Tek fëmijët nëse ndodh një skuqje së bashku me temperaturë të lartë të trupit, mund të jetë tregues se fëmija po vuan nga fruthi.

Sytë e kuq dhe të përlotur
Skuqje, acarim, djegie dhe lot mund të jenë simptomat e konjunktivit alergjik. Këto karakteristika mund të shoqërohen me teshtitje dhe hundë të zënëa. Shikim të mjegulluar dhe sy të lodhur. Këto simptoma ose ju tregojnë se po vuani nga ndonjë alergji, ose tregon se vuani nga sindromi i syve të thatë. Njerëzit me alergji sezonale mund të kenë qarqe të errëta nën sytë e tyre dhe qepalla të fryrë.

Kollë
Kollë kronike e thatë që zgjat më shumë se 3 javë mund të jetë një shenjë e astmës ose alergjisë. Zakonisht shoqërohet me teshtitje dhe hundë të zënë. Kollitja alergjike mund të jetë për bronkitin kronik, kollën e duhanit, bllokim nga ndonjë ushqim, ose refluksin gastroezofageal (kur përmbajtja e stomakut ngrihet në ezofag).

Ënjtja e gjuhës, vështirësi në gëlltitje
Gjuha, buzët, ënjtja e gojës, kruajtja, acarimi ose djegia në gojë janë gjithashtu shenjat e alergjisë. Si rregull, njerëzit i përjetojnë ato pasi hanë arra, fruta dhe perime të papërpunuara. Njerëzit që vuajnë nga kjo lloj alergjie janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj polenit, ambrozia dhe disa bimë të tjera. Njerëzit të cilët preken shpesh herë nga këto simptoma duhet patjetër të bëjnë vazhdimisht injeksione adrenale, pasi këto simptoma mund të paralajmërojnë edhe vdekjen. Gjithmonë duhet të konsultoheni patjetër me një mjek alergolog.