Extra Zelanda e Re, në “tjetër planet”, jeta vazhdon pa virus

Zelanda e Re, në “tjetër planet”, jeta vazhdon pa virus

Bota mund të thuhet se e ka tashmë një model suksesi përballë COVID-19, edhe pse lufta ende s’ka përfunduar.

Zelanda e Re është i vetmi vend në botë që deri më tani ka eleminuar plotësisht virusin Corona.

Sipas kryeministres Jacinda Ardern, ky qëllim u arrit nga ambicia, por edhe nga frika, sepse edhe në fillim të pandemisë, u arrit në përfundimin se sistemi shëndetësor nuk do të jetë në gjendje të përballet me epideminë progresive, raporton AP.

Reagimi i Zelandës së Re ndaj shfaqjes së COVID-19 dhe pandemisë ishte ndër më të suksesshmit në botë, përpara Kinës, Tajvanit dhe Tajlandës.

Ky vend me pesë milion banorë pati 25 vdekje midis pacientëve të infektuar dhe gjithsej 2,100 të infektuar.