Kosova duhet t’i bashkohet Shengenit Ballkanik, pasi kjo ide parashikon projekte infrastrukturore që janë në dobi të njerëzve dhe rajonit. Kjo ishte thirrja që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë për drejtuesit e qeverisë së Kosovës. Kjo deklaratë u dha nga Pusteci, ku Zaev solli libra në gjuhën maqedonase për nxënësit e komunitetit maqedonas të zonës.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ka bërë thirrje Kosovës nga zona e Pustecit në vendin tonë që të mos ngurojë t’i bashkohet nismës për Shengenin Ballkanik.
Duke iu referuar takimit të radhës që do të mbahet në muajin janar mes tij, kryeministrit shqiptar dhe atij serb, Zaev është shprehur se ideja e Shengenit Ballkanik ka projekte infrastrukturore që janë në benefit për të gjithë rajonin.
Këto deklarata Zaev i bëri teksa vizitoi shkollën e mesme të bashkuar në Pustec, ku shpërndau edhe libra për komunitetin maqedonas në zonë.