Kosova Bie numri i rasteve të reja, shtatë viktima nga Covid-19 në Kosovë

Bie numri i rasteve të reja, shtatë viktima nga Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë gjatë ditëve të fundit vihet re një situatë e qëndrueshme sa i takon pandemisë së Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit raportohet për shtatë të vdekur dhe 385 të infektuar të rinj.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili bën të ditur se listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 351 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin e të shëruarve nga coronavirus në 35.790.

Aktualisht në Kosovë numërohen 1240 viktima nga Covid-19, numër ky tepër i lartë në raport me popullsinë.

“Numri total i rasteve pozitive është 48.337 raste nga 169.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.240 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.790 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.307”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive: Komuna Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste,  Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste,  Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste,  Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste,  Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj.