Në ditën kur Leo Messi arriti Pelé në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë të gjitha kohërave me të njëjtën fanellë, Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord. Portugezit nuk i pëlqen të jetë i dyti i askujt dhe kështu përfitoi nga sfida në kampionat në shtëpinë e Parmës për të shënuar një dopietë që e bëri të kalonte O Rey.
Në këtë rast bëhet fjalë për klasifikimin e golashënuesve të të gjitha kohërave në kompeticionet kryesore.
CR7 ka sigluar deri tani 758 gola në karrierë, një më shumë se legjenda braziliane, dhe jo të gjitha me të njëjtën fanellë. Ka shënuar pesë me fanellën e Sporting Lisbonës, 118 me Manchester United, 450 kur luante me Real Madrid, 81 me Juventus dhe 102 me Portugalinë dhe dy të realizuar me kombëtaren olimpike.