Extra Gazetarja që mbuloi arrestimin e Martin Shkrelit tregon si ra në dashuri...

Gazetarja që mbuloi arrestimin e Martin Shkrelit tregon si ra në dashuri me “manipuluesin”

Ish-reporterja e Bloomberg News, Christie Smythe është divorcuar nga bashkëshorti dhe ka hequr dorë nga puna për Martin Shkrelin, “farmacistin” i cili po vuan shtatë vjet burg për mashtrim fondesh.

Smythe mbuloi arrestimin e Shkrelit në dhjetor 2015 dhe i tha Elle në një intervistë të botuar të dielën se ata filluan të takoheshin pasi ai ishte pas hekurave në 2018.

“Unë rashë në dashuri”, tha ajo. “Jam e lumtur këtu. Ndihem sikur kam një qëllim”.

Çështja “Shkreli” shpërtheu në shtator 2015 kur kompania e tij rriti çmimin e një ilaçi AIDS nga 13.50 dollarë për pilulë në 750 dollarë.

Smythe shpjegoi se si ajo ishte magjepsur nga një “manipulues ekspert”. Vizitat në burg u bënë më intime – ata shkëmbyen “Të dua”, megjithëse të dy “nuk kanë fjetur kurrë së bashku”, vuri në dukje revista

Gjithsesi kjo lumturi përherë po duket gjithnjë e më e zymtë. Shkreli nuk i ka folur asaj që kur zbuloi se artikulli i saj ishte duke u botuar dhe ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin që kur filloi pandemia, shkruan Elle.