Bologna ka pësuar një humbje turpëruese pasditën e sotme, teksa është mposhtur 4-0 nga Frosinone.
Një disfatë që lëkund jo pak pozitat e Filippo Inzaghi në krye të skuadrës kuqeblu, e cila aktualisht ndodhet në zonën e ftohtë të klasifikimit.
Situatë kjo që mund të detyrojë drejtuesit e Bologna të marrin masa për ish-bomberin e Milanit, dhe të ulin në stol një emër të ri. Momentalisht, emri që lakohet më shumë në shtëpinë e Bologna është ai i Sinisa Mihajlovic.
Ish-trajneri i Milanit dhe Fiorentinës është ende pa skuadër. Serbi është kontaktuar edhe më parë nga drejtuesit e Bologna, të cilit ishin të gatshëm t’i ofronin një kontratë gjashtë mujore, me opsion për 2 vite të tjera. Nëse një pistë e tillë dështon, te kuqeblutë ka një plan B dhe pas tij fshihet Gianni De Biassi.
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, tashmë opinionist në studiot italiane shihet si pasuesi ideal i Inzaghi dhe figura kryesore për të ringritur skuadrën.