Sport Ish-presidenti i Interit bëhet ministër anti-Covid

Ish-presidenti i Interit bëhet ministër anti-Covid

Është Erick Thohir, ai që administron emergjencën Covid në Indonezinë e tij. Pikërisht ish-presidenti i Inter është nominuar nga krerët e vendit të tij, lider i një task-force për rifillimin, sipas asaj që bën të ditur Calcio e Finanza: “Një sondazhi ka treguar se rreth 66% e indonezianëve i besojnë vaksinës kundër COVID-19 e dëshiron të vaksinohet”, tha Thohir. “Por rreth 16% refuzojnë të vaksinohen e ne nuk mund ti detyrojmë“, ka thënë ish-presidenti zikaltër.

Programi i vaksinimit të qeverisë synon të thyejë zinxhirin e transmetimit të COVID-19 e të reduktojë shkallën e vdekshmërisë. “Njerëzit pyesin nëse vaksina për COVID-19 është e kualifikuar. Qeveria do të përdorë vaksina që janë listuar nga OBSH, kanë kaluar testet klinike. Siguria e popullit indonezian është një prioritet absolut“, përfundoi Thohir.