Bota Detajet e misionit “Liria”, mbërrijnë në Greqi dozat e para të vaksinave

Detajet e misionit “Liria”, mbërrijnë në Greqi dozat e para të vaksinave

Greqia ka nisur misionin “Liria”, ose e thënë ndryshe vaksinimin e popullsisë.

Në Greqi kanë mbërritur sonte dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit Covid-19. Mediat greke raportojnë se vaksinat mbërritën me rrugë tokësore përmes pikës doganore të Promahonas.

Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave ka mbikëqyrur të gjithë procesin. Sipas planit të qeverisë greke, deri më 31 Dhjetor pritet të mbërrijnë edhe 83.850 doza të tjera vaksinash.

Ndërsa në muajt janar dhe shkurt do të mbërrijnë respektivisht 429 mijë dhe 333.450 doza të tjera.

Transferimi i dozave të vaksinave nëpër depot e magazinimit të krijuara enkas, do të bëhet në fshehtësi të plotë dhe do të ketë masa të forta sigurie nga forcat policore.

Vaksinimi i popullsisë do të fillojë në datë 27 dhjetor. Personat e parë që do të marrin dozën e vaksinës anti-covid do të jetë Presidentja dhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Injektimi i dozave tek dy zyrtarët më të lartë të shtetit do të bëhet në transmetim direkt.

Kryeministri është zotuar se ai dhe familja e tij do jenë grekët e parë që do vaksinohen dhe më pas do vijojë faza e parë e planit me vaksinimin e personelit shëndetësor, punonjësve në azile, të sëmurët kronikë dhe punonjësit në qendrat e tyre, stafi me përparësi për punët e rëndësishme të qeverisë.

Kryeministri Mitsotakis ka sqaruar se vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Duke iu referuar planit të vaksinimit, ai theksoi se strukturat e veçanta do të ngrihen në të gjithë vendin për të qenë në gjendje të zbatojnë këtë vaksinim masiv”.

“Tani që e dimë që ka dritë në fund të tunelit, tani që jemi pothuajse të sigurt se, në gjysmën e parë të vitit 2021, ne do të kemi arritur një nivel të mjaftueshëm të vaksinimit për ta lënë këtë krizë prapa dhe kly informacion duhet të na bëjnë më të fortë dhe më të përqendruar për të ruajtur vigjilencën”, theksoi Mitsotakis gjatë telekonferencës.

Në fakt, procedurat për ruajtjen e sigurt të vaksinave tashmë kanë filluar dhe Greqia ka marrë 14 frigoriferë të veçantë.

Së pari do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, pastaj grupet e prekshme, si të moshuarit në azile, njerëzit në qendrat e kujdesit special dhe më pas pjesa tjetër e popullatës do të ndjekë.

Greqia do të marrë 25 milion doza dhe qeveria thotë së qëllimi i saj është të vaksinohen dy milion qytetarë çdo muaj dhe 70% e popullsisë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Në fakt, mënyra në të cilën qytetarët do të caktojnë një takim për të marrë vaksinën e koronavirusit është e lehtë. Zëvendësministri i Qeverisë Dixhitale, Grigoris Zarifopoulos, përshkroi procesin hap pas hapi, duke theksuar se qytetarët do të marrin një SMS në telefonin e tyre celular ose një email kur do të njoftohen për datën dhe qendrën mjekësore që do të vaksinohet. Marrësi do të përgjigjet nëse pranon të vaksinohet ose jo.

SMS-të tashmë janë bërë gati për 850,000 qytetarë, të cilët janë të parët që do të marrin vaksinën në janar. Nëse dikush nuk pranon sepse nuk dëshiron, pasi vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, atëherë ai thjesht informon autoritetet.

Përveç hapave që do të ndërmerren para se të marrin vaksinën, të gjithë qytetarët do të pajisen nga një certifikatë vaksinimi.

Kjo certifikatë do të lëshohet përmes një uebfaqe të veçantë, siç është njoftuar anëtarë të Komitetit të Ekspertëve. Çdo qytetar do të jetë në gjendje të hyjë në faqen e internetit të veçantë dhe të jetë në gjendje të printojë të ashtuquajturën ”certifikatë vaksinimi”, e cila duket se do funksionojë si pasaportë kur bie fjala tek udhëtimet ndërkombëtare.