Danjela Toçi, 13-vjecarja nga Kukësi që “shkëlqeu” me zërin e saj në “The Voice” vjen në një rrëfim në “Top Show Magazine”.
Danjela jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi modeste.
Ajo ka treguar për dëshirat e saj. “Më pëlqen muzika, por dëshiroj të bëhem veterinere, që të shëroj kafshët. Më pëlqen të jetoj në fshat, më pëlqen jeta origjinale”, është shprehur Danjela.
E teksa flet për vëllanë e saj me nevoja të veçanta në “Top Show Magazine” ajo përlotet. “Dëshira më madhe që kam është që vëllai im të përmirësohej më shumë. Të shkonte në shkollë si të tjerët sepse ai është me sindromën Down.
Ai një fëmijë shumë i shkathët. Falënderoj Zotin që e kanë pranuar te kopshti i fëmijëve dhe jam shumë e gëzuar që e kanë pranuar. Kur isha njëherë të kopshti vëllait ai sillej si të gjithë fëmijët e tjerë dhe mu duk shumë i gëzuar”, ka thënë vogëlushja 13-vjeçare.