Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka reaguar për emërimin e Olta Xhackës në rolin e ministres së Jashtme shqiptare.
Përmes një postimi në profilin zyrtar të Twitter, Pompeo ka cilësuar Xhaçkën si “një partnere të fortë në rolin e saj të mëparshëm të ministres së Mbrojtjes, presim që të zgjerojmë edhe më shumë lidhjet SHBA-Shqipëri, vend që po i afrohet Bashkimit Europian”.
Nga ana e saj, Ministrja Olta Xhaçka shpreh gatishmërinë për të punuar ngushtë për konsolidimin e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA.
“Faleminderit, sekretar Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë nënkuptojnë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për “mbështetjen e SH.B.A.-së për Shqipërinë”, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest për ta bërë partneritetin tonë më të fortë! Unë pres me padurim që të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik më tej! Z. Sekretar, më lejoni t’ju uroj një Vit të Ri dhe një ditëlindje të gëzuar”, shkruan si përgjigje në urimin e Sekretarit amerikan të Shtetit ministrja Olta Xhaçka.