Kuriozitete Video prekëse! Qeni jep jetën për të shpëtuar 10-vjeçarin nga ujku

Video prekëse! Qeni jep jetën për të shpëtuar 10-vjeçarin nga ujku

Ky është momenti kur një qenushe trime Jack Russell dha jetën për të shpëtuar pronarin e saj 10-vjeçar nga sulmi i një ujku.

Fëmija me emrin Yemelyan po luante me vëllezërit e motrat e tij në Republikën veriore të Rusisë Komi.

Video tregon djalin duke u fshehur në një grumbull dëbore pa e ditur se një ujk ishte shfaqur nga pylli aty pranë. Jack Russell dalloi rrezikun për Yemelyan dhe vrapoi si një plumb për të sfiduar ujkun e madh.

Një video e siguruar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë ngjitur tregon se qeni vrapon si shigjetë nëpër borë për të shpëtuar djalin e vogël. Në këto pamje dëgjohen edhe të bërtiturat e qenit ndërkohë që luftonte me ujkun. Djali u largua me vrap drejt shtëpisë dhe i tregoi për ngjarjen.

Babai i tij Ruslan thirri miqtë e tij duke përfshirë gjuetarë vendas dhe nxituan jashtë. Ujku u largua drejt pyllit ndërkohë që qenin e la të plagosur rëndë dhe të mbytur me gjak.

Qeni vdiq shpejt në krahët e nënës së Yemelyan, Marina, rrugës për në klinikën e kryeqytetit rajonal të Syktyvkar.