Ambasada amerikane në Tiranë, ka postuar një foto të një pyetje të bëra nga “Ora News”, nëse shqiptarët kanë besim se tani që iku janari, a do të ketë arrestim të “peshqve të mëdhenj”.
Bashkë me këtë foto, është publikuar edhe një mesazh i ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Ai kërkon llogari nga politikaët, prokurorët e policët, që u zotuan se do të arrestonin kriminelët.
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh.
Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.
Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë.
Tik-tak”, thuhet në deklaratën e ambasadorit Donald Lu.