Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur listën e krerëve të qarqeve.
Edi Paloka do të jetë drejtues i qarku të Durrësit për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, ndërsa Gazmend Bardhi do drejtojë Elbasanin.
Sipas burimeve, Basha ka marrë në telefon kryetarët e degëve të cilëve ua bëri të ditur këtë vendim.
Më herët Bujar Leskaj u caktua drejtues i qarkut të Vlorës, Enkelejd Alibeaj në Fier, Helidon Bushati në Shkodër.