Sport Capello ka për të gjithë: Juventus fitoi pa Ronaldon. Ndërsa Theo Hernandez…

Capello ka për të gjithë: Juventus fitoi pa Ronaldon. Ndërsa Theo Hernandez…

Fabio Capello është njëri që nuk e kafshon gjuhën, ndërsa ka komentuar sfidën e javës së 16 të Serie A mes Milan dhe Juventus. Ish-trajneri ka komentuar 1-3 e bardhezinjve duke kursyer kritikat për të dyja skuadrat dhe veçanërisht për Cristiano Ronaldon nga një anë dhe  Theo Hernandez nga ana tjetër.

“Juve ka një ekip (bashkë me stolin) mjaft të ekuilibruar, shpesh zëvendësimet bëjnë ndryshimin. Milani pa shumë lojtarë i mungonin zëvendësimet, ka një numër të paktë lojtarësh”, tha Capello për Sky Sport. “Ndeshjen e fitoi Chiesa, bëri diferencën me dy gola dhe një shtyllë. Cristiano Ronaldo? Juventus fitoi pa të. Ronaldo bëri një nga ndeshjet më të shëmtuara që kur është te Juventusi, nuk u pa fare”.

Kritika edhe për ngjyrat kuqezi. “Theo Hernandez? Mund të them se pamë se ka vështirësi të bllokojë në një kundër një”, përfundoi ish-trajneri duke pasur parasysh duelin mes anësorit të Milan me bardheziun Chiesa, autor i dy golave.