Politika Basha cakton drejtuesit e qarqeve, Paloka në Durrës, Bardhi në Elbasan

Basha cakton drejtuesit e qarqeve, Paloka në Durrës, Bardhi në Elbasan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur listën e krerëve të qarqeve.

Edi Paloka do të jetë drejtues i qarku të Durrësit për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, ndërsa Gazmend Bardhi do drejtojë Elbasanin.

Sipas burimeve, Basha ka marrë në telefon kryetarët e degëve të cilëve ua bëri të ditur këtë vendim.

Më herët Bujar Leskaj u caktua drejtues i qarkut të Vlorës, Enkelejd Alibeaj në Fier, Helidon Bushati në Shkodër.