Deklaratat e ditës së djeshme të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, se Greqia ka të drejtën të zgjerohet me 12 milje në jug dhe lindje të Kretës, kanë shkaktuar reagim të madh në Turqi. Ankaraja e konsideron vijë të kuqe zgjerimin në detin Egje pasi në fakt kjo është edhe zona ku kohët e fundit dy shtetet kanë pasur përplasje të mëdha.
“Skandaloze” dhe “provokuese”. Kështu janë hapur mediat turke ditën e sotme duke iu referuar deklaratave të Dendias. Madje shkohet deri aty sa të thuhet se zgjerimi me 12 milje i Greqisë në detin Egje është një akt lufte.
“Qasje provokative e Greqisë. Turqia të kujton “casus belli””, shkruan Milliyet duke shtuar se fjalë e Dendias minojnë bisedimet mes dy palëve më 25 Janar në Stamboll.
“Vendimi i Greqisë fillon një luftë”, shkruan gazetar Yeniçağ. “Shkak për luftë. Lëvizje ekstreme në Mesdheun Lindor nga Greqia pak përpara bisedimeve”, shkruan Takvim.
Nikos Dendias theksoi në parlament ditën e martë se ujërat territorialë janë një çështje që nuk negociohet me një njeri. Mirëpo në vitin 1995 Asambleje Kombëtare Turke paralajmëroi unanimisht Greqinë me një “casus belli” nëse Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Egje.