Extra Videoja bëhet virale! Gazetarja ngacmohet seksualisht gjatë raportimit direkt

Videoja bëhet virale! Gazetarja ngacmohet seksualisht gjatë raportimit direkt

Gazetarja kanadeze Krista Sharpe, ka shpërndarë në Twitter momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë raportimit direkt nga një person i cili udhëtonte me makinë. E tronditur, gazetarja shikon në drejtimin e makinës dhe më pas përpiqet që të mbledhë veten.

Në përshkimin e videos që gazetarja ka publikuar në Twitter shkruan: “Kjo nuk është për të qeshur dhe aspak e lezetshme. Do doja të thoja se nuk më shqetëson, por më shqetëson. Më bëri të ndihem si m**, kjo gjë i ndodh të gjithë gazetareve në kudo dhe duhet të ndalet”.

Kjo video ka marrë më shumë se 3 milion shikime dhe incidenti po hetohet nga policia rajonale e Waterloo.