Politika LSI prezanton programin politik/ Kryemadhi: Synimi ynë, punësimi me paga të larta

LSI prezanton programin politik/ Kryemadhi: Synimi ynë, punësimi me paga të larta

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot programin e saj politik për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi tha se prioritet i LSI do të jetë punësimi i mirëpaguar, ku theksoi se ka rënë dakord me opozitën për taksën e sheshtë 9 për qind.

Po ashtu, ajo u shpreh se LSI do të realizojë reformë arsimore. Nga ana tjetër, fermerët do të mbështeten për njësitë e prodhimit.

Ajo siguroi se pesë prioritet do të angazhohen për t’i realizuar në 5 mujorin e parë të qeverisjes dhe se këto politika të hartuara do të kenë efekt të shpejtë.

“Kemi një program që ka në thelb punësimin e mirëpaguar. Është koha për ndryshim dhe shqiptarët kanë nevojë për ndryshim të menjëhershëm. Shqiptarët po përballen me një qeveri arrogante. Programi i LSI-së do të jetë në shtëpinë e çdo shqiptari për ta lexuar e studiuar. Prioriteti ynë është punësimi dhe ekonomia. Të gjithë tashmë e keni dëgjuar dhe e dini dështimin e 300 mijë vendeve të punës. Kemi rënë dakord me taksën 9%, çdo familje dhe person që ka të ardhura nën 35 mijë lekë në muaj, përjashtohet nga taksat. Do të rimbursojmë 5% të shpenzimeve në mënyrë që çdo qytetar, të ketë siguruar një rrogë shtesë në fund të vitit. Të rinjtë po përballen me sfida të mëdha, siç është papunësia dhe pamundësia ekonomike. Takse 1% për arsimin për kompanitë e mëdha. Do te realizojmë reforme arsimore, mbështetje per arsimin 5%. Masivizim i programit meso dhe fito. Investime ne kerkimin shkencor. 30 % e konsumit merret nga prodhimi vendas. Takse 0 dhe tvsh per te gjithë zinxhirin e prodhimit. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim të menjëhershëm. 5 prioritetet kryesore do të angazhohemi që t’i plotësojmë brenda pesë muajve të parë. Shqiptarët po përballen më një qeverisje arrogante.”