Një grua braziliane, e cila postonte shumë foto me bikini në rrjetet sociale, është vrarë nga bashkëshorti i saj me 14 plumba.
35-vjeçarja Eliane Ferreira Siolin u vra nga Alejandro Antonio Aguilera Cantallupi, në sytë e vajzës së tyre 6-vjeçare. Më pas, burri vrau veten.
Mediat lokale thonë se çifti debatoi mbi një video të Eliane në TikTok.
Miqtë e ngushtë kanë zbuluar se çifti bënte shpesh debat, madje edhe në publik.
35-vjeçarja kishte 58 mijë ndjekës në platformën TikTok dhe shpesh publikonte video të saj. Rasti është ende duke u hetuar nga policia.