Partia më e re “Libra” mbylli dje zgjedhjet e brendshme.
Ben Blushi u zgjodh me 95% të votave kryetar partie.
Por deputeti socialist Erjon Braçe, shkruan me ironi se Blushi u zgjodh nga anëtarë që bëjnë “like” në Facebook.
Status i Braçes në Facebook:
“95% kryetar!!
A mund te me tregoje kush diferencen;
Iken nga nje parti duke share, akuzuar, sulmuar e bere cope- cope, perse kryetari aty fiton me 95% te votave te anetareve ne nje votim te pergjithshem me leter e kuti dhe, nderton nje “parti” tenden, e reklamon si risine e demokracise dhe, vete e “zgjidhesh” kryetar me 95% te votave te atyre qe si ke pare kurre, nuk i ke takuar ndonjehere, por i quan anetare te partise pse te bejne “like” ne Facebook.
95% mbetet i njejte!!
Anetaret dhe “anetaret”, ndryshojne natyrisht.
Eshte dallimi mes atyre qe ekzistojne dhe atyre qe nuk ekzistojne.