Autoritetet italiane të shëndetësisë vijojnë të kryejnë një numër të lartë testimesh ndaj koronavirusit gjatë 24 orëve.
Një ditë më parë, janë testuar 213364 persona, nga të cilët 11252 kanë rezultuar pozitivë, me shkallën e pozitivitetit të rritur në 5,2 përqind.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 237 persona, ndërsa një ditë më parë ishin raportuar 421 të vdekur.
Ndërkohë, pozitiv është lajmi që deri tani, në Itali janë konfirmuar mbi 2 milionë persona, të cilët e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Por autoritetet po shqetësohen nga grumbullimet. Nga Milano më Napoli ka pasur grumbullime dhe festa të shumta, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Speranza ka paralajmëruar se rreziku nuk ka ikur as nga “zonat e verdha”. “Duhet akoma kujdes, nëse nuk duam të rikthehemi pas në javët e kaluara”, tha ai.