Kryesore 11 të vdekur dhe 876 raste të reja me Covid në Shqipëri

11 të vdekur dhe 876 raste të reja me Covid në Shqipëri

11 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së koronavirusit.

Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç.

Nga 3144 testime që janë kryer në total, kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 876 qytetarë. Rastet e identifikuara janë 290 në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.