Maskat e disponueshme për fytyrën, të përdorura për të parandaluar përhapjen e Covid-19, mund të riciklohen dhe të përdoren për shtrimin e shtresës së fundit të asfaltit.
Studiuesit australianë nga Royal Melbourne Institute of Technology në Melburn zhvilluan materialin duke kombinuar maska të copëtuara dhe beton.
Studimi, i botuar në revistën “Science of the Total Environment”, tregon se për të ndërtuar një kilometër rrugë me dy korsi duhej të përdoreshin tre milionë maska duke parandaluar kështu 93 tonë mbeturina.
“Përzierja e agregatit të betonit të ricikluar dhe maskave do të lejonte ndërtimin e rrugëve më të mira, më të forta dhe më fleksibël”, shkruan shefi i kërkimit, Muhammad Saberian.
“Kjo përputhet me standardet e sigurisë së inxhinierisë civile dhe do të ndihmonte në hedhjen e sasisë së madhe të mbeturinave të gjeneruara nga pajisjet mbrojtëse antiCovid-19”, shtoi ai.
“Ne kemi nevojë për rrugë fleksibël, për të mbështetur më mirë ngarkesat e trafikut dhe ky material i përgjithshëm ofron veti të mira fleksibiliteti… Ne u frymëzuam nga ideja e studimit të zgjidhjeve ekonomike rrethore për të zvogëluar mbetjet e krijuara nga pandemia”, theksoi Saberian.