Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përsëritur edhe njëherë thirrjen që kandidatët në zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të pastër.
Në një postim të radhës në Twitter, të cilin e shoqëron me vendimin e shpalljes “non grata” të Tom Doshit, Kim shkruan se shqiptarët meritojnë më shumë se sa kjo.
“Ndërkohë që autoritetet zgjedhore në Shqipëri po përgatiten për zgjedhjet, ia vlen që të kujtohet ky vendim, i cili u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se sa kaq”, tha Kim.
"Ndërsa autoritetet zgjedhore 🇦🇱 përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit 🇺🇸 pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e 🇦🇱 meritojnë më mirë se kaq". @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/bC42rpaAEF
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 8, 2021