Kryesore 1184 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e...

1184 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Numri i infektimeve dhe rastet fatale të COVID-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 1184 persona kanë rezultuar të infektuar gjatë 24 orëve të fundit nga 4013 testime që janë kryer në total në të gjithë vendin.

482 raste janë shënuar në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cërrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.

Për fat të keq, 13 pacientë kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Viktimat janë 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.