Një pronar restoranti në Wisconsin ka përdorur paratë e tij për të ndihmuar konkurrentët që hasën vështirësi gjatë pandemisë.
Adolfo Melendez, pronar i “Tex-Mex El Mezcal” ka blerë më shumë se 2000 dollarë kupona për restorantet në zonë, të cilat ua jep më pas klientëve të tij.
Melendez tha se e mori inciativën për të ndihmuar konkurrentët pasi një kompani lokale e ndihmoi atë në fillim të pandemisë.
Pronarët e restoranteve përreth thanë se ishin mirënjohës për veprimin e Melendez duke shtuar që bujaria dhe ndihma e përbashkët janë të vetmet mënyra që biznesi i vogël të mbijetojë gjatë pandemisë.
Nga ana e tij, Melendez thotë se është e rëndësishme që bizneset e vogla ta kalojnë krizën e pandemisë sepse ato janë shpirti i komunitetit dhe prej tyre vijnë të ardhurat kryesore për shumë familje.