Në një intervistë për The Guardian, portieri 43-vjeccar bardhezi thekson” “Nuk do të shkoj më larg se kjo datë, por mund të tërhiqem edhe pas katër muajsh. Me Pirlon njiehmi që nga 1993, por ka respekt rolesh. Jemi Gigid he Andrea, por para të tjerëve do të jetë gjithmonë ‘Mister'”
Ndërsa Juventusi po i gëzohet fitores ndaj Spezias dhe tashmë është përqendruar te ndeshja e kthimit me Porton në Champions League, një nga simbolet e skuadrës bardhezi, Gigi Buffon, por reflekton për të ardhmen dhe tërheqjen nga futbolli. Në një intervistë për “The Guardian”, 43-vjeçari u shpreh:
“Në kokën time ka vërtet një datë për tërheqjen, një kufi maksimal, i cili është qershori i vitit 2023, por nuk e përjashtoj mundësinë që kjo të ndodhë pas katër muajsh. Rinovimi në fund të sezonit? Kam mësuar se asgjë nuk është e sigurt në jetë…“.
Pavarësisht viteve që ka mbi shpinë, Buffon ndihet ende i fortë mes shtyllave.
“Thonë se kur të arrish moshën time, rënia ndodh menjëherë dhe pritet nga momenti në moment. Nuk e besoj. Kam ndjesinë që rënia ime nuk do të jetë një kolaps i papritur. Jam një person që besoj fort në fat. Asnjëherë nuk i duhet se çfarë të pret, mbase ka një arsye duhej të kthehesha. Një fund i bukur historie për të shkruar. Duhet të jem i sinqertë, ka edhe një pjesë të kësaj që vjen egoja që kemi të gjithë”.
Miku- Pas kthimit të tij tek Juventusi, Andrea Pirlo, ish-bashkëlojtari i Buffonit mori drejtimin e “Zonjës së Vjetër”:
“Miqësia ime me Pirlo është shumë e hershme. Praktikisht, unë, Pirlo dhe Gattuso e njihnim njëri-tjetrin që nga viti 1993. Patëm fatin dhe aftësinë për të ndarë suksesin në Botëror. Besoj se trofeu i Kupës së Botës vulosi marrëdhënien tonë. Jo miqësinë tonë. Nuk gjykohet një miqësi duke fituar Kupën e Botës, por ajo e vulosi lidhjen tonë. Na dha një mirëkuptim që nuk mund të cënohet kurrë. Para njerëzve të tjerë, ai do të jetë gjithmonë “Mister”. Kjo ka të bëjë me rolin, respektin, inteligjencën. Për sa kohë që ne jemi këtu (tek Juvja), ai ka një rol dhe unë një tjetër. Kur të largohemi nga ky vend atëherë mund të jemi Gigi dhe Andrea.”
Covid- Bllokimi prej pandemisë ndikoi në jetën e të gjithëve, pozitivisht dhe negativisht. Në rastin e Buffon, ishte mundësia për të kaluar shumë kohë me të dashurit, duke pushuar nga ritmi frenetik i botës së futbollit: “Të them të drejtën, muaji i parë i mbylljes ishte i bukur për mua. Në fillim, pandemia më lejoi të kisha kohë t’i kushtohesha vetes. Është diçka që nuk më kishte ndodhur gjatë gjithë jetës sime. Unë munda të rrija me gruan time dhe fëmijët tërë ditën. Munda të kënaqesha me hobet e mia, duke lexuar. Ishte një kohë e mrekullueshme, që kurrë nuk mendoja se do ta kisha. E shfrytëzova plotësisht, e doja atë. Pastaj, sigurisht, koha të bëhet më e rëndë. Mendon gjithnjë e më shumë për atë që po kalojnë të tjerët”.