Partia Fidesz e kryeministrit hungarez, Victor Orban, do të braktisë grupin parlamentar të Partisë Popullore Europiane, PPE.
Vendimi është marrë dhe shpërndarë në rrjetet sociale nga numri 2 i partisë, Katalin Novak, pas vendimit të PPE-së që ndryshon rregulloren e saj të brendshme, që mundëson dëbimin e një partie pas një votimi me shumicë të thjeshtë, dhe jo të cilësuar si më parë.
Orban dhe partia e tij kanë nuhatur se ky ishte hapi i parë i dëbimit formal të Fidesz nga PPE, ku tani bën pjesë si anëtar pa votë.
Orban akuzohet tashmë nga pjesa më e madhe e faktorit politik europian për ato që cilësohen si kufizime të patolerueshme të lirisë së shprehjes, pavarësisë së gjyqësorit, ashtu si dhe skandale korruptive.
Vendi do të përballet vitin e ardhshëm me zgjedhjet parlamentare, që shohin një përballje të hapur mes Fidesz dhe koalicionit opozitar, që shkon nga komunistët deri tek ultra të djathtët e Jobbik.