Me parullën “E drejta e mjekrës”, një grup ushtarakësh dhe oficerësh iu drejtuan sot Gjykatës Supreme izraelite duke kërkuar që ushtria izraelite të gëzojë të drejtën e saj për të mbajtur mjekër gjatë ushtrisë.
Këtë lëvizje e drejtojnë ndër të tjera Bar Pinto dhe Gilad Levi, të dy oficerë dhe burra me mjekër, të vendosur për të hequr atë që e kanë quajtur “diskriminim midis oficerëve të lartë dhe ushtarëve, midis fetarëve dhe laikëve”.
“Kërkesa jonë është se ushtria duhet ta lejojë secilin ushtarak, pa dallim të gradës ose besimit fetar, të mbajë mjekër”, shtoi ai.
Nuk është rastësi që logoja e zgjedhur për ta protestën në hebraisht është ”Ptor zakan lekulam” (E drejta e mjekrës për të gjithë).