Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 7 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 591 raste të reja pozitivë, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive për këtë vit.
Instituti i Shëndetit Publik (IKSHPK) në Kosovë thekson se ditët në vijim pritet një tendencë rritëse e numrit të personave të infektuar nga COVID-19.
Në njoftimin e autoriteteve shëndetësore thuhet se vetëm në Prishtinë në 24 orët e fundit janë raportuar 205 raste pozitive.
Sipas të thënave të IKShPK përgjatë këtyre orëve autoritete kanë kryer gjithsej 3.674, ndërsa theksohet se 386 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
IKSHPK u bën apel të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e infeksionit COVID-19