Extra Shtatë përfitime shëndetësore të muzikës metal

Shtatë përfitime shëndetësore të muzikës metal

Muzika ka disa benefite si për trupin, edhe për mendjen. Të dëgjosh muzikën që të pëlqen ka një mori përfitimesh shëndetësore që, më e pakta të ndihmojnë të mbash të shëndetshëm trurin.

Për shembull, muzika “ekstreme”, si heavy metal, duket se është e shkëlqyer për reduktimin e emocioneve negative dhe rregullimin e zemërimit dhe depresionit.

Të bën të ndihesh se je pjesë e një komuniteti

Duke dëgjuar grupet e preferuara, duke shkuar në koncerte dhe duke biseduar me miqtë, të qenit adhurues i heavy metal ju ndihmon të krijoni lidhje të përbashkëta me të tjerët.

Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e të ndjerit pjesë e diçkaje më të madhe se vetja.

Të jesh pjesë e një komuniteti dhe të nxitësh ndjesinë e përkatësisë është tepër e rëndësishme për vetëvlerësimin dhe shëndetin mendor. Në fakt, sipas një studimi tjetër, të qenit i izoluar dhe i vetëm ka disa rreziqe shumë serioze për shëndetin.

Të shtyn të lexosh më shumë

Nëse je fans i heavy metal ka të ngjarë të lexosh edhe blogje, revista dhe ndoshta edhe libra mbi këtë temë. Çdo gjë që i bën adoleshentët ose të rriturit të rinj të lexojnë nuk është kurrë një gjë e keqe. Disa fansa të kësaj muzike madje mund të ndërtojnë një karrierë fitimprurëse në media jashtë aktivitetit.

I bën mirë trurit

Një studim ka treguar se të dëgjosh muzikën që të pëlqen, si heavy metal, mund të ketë benefite për aftësitë konjitive dhe kujtesën. Sa i takon kësaj të fundit, efektet pozitive janë në atë afatshkurtër.

Të bën të etur për të eksploruar gjëra të reja

Një tjetër studim ka treguar se fansat e heavy metal kanë tendencën të jenë më të hapur ndaj përvojave të reja. Për më tepër, ata shfaqin një qëndrim më negative përballë autoritetit.

Të bën më pak të dhunshëm

Pavarësisht bindjes së krijuar, sipas të cilës fansat e kësaj muzike janë të dhunshëm, një studim ka treguar të kundërtën. Studimi gjithashtu tregoi se fansat besnikë ishin përgjithësisht më të lumtur në rini dhe në moshë të mesme ishin rregulluar më mirë sesa ata që nuk ishin fansa të kësaj muzike.

Mund t’ju bëjë një mendimtar kritik

Të qenit fans i muzikës heavy metal mund të të kthejë në një mendimtar kritik. Kur media, ose autoritete të tjera, pretendojnë se kjo muzikë i bën fansat më të dhunshëm ose më depresivë, etj., ata mund të zhvillojnë aftësitë e tyre investigative duke eksploruar pretendimet. Kjo do të zhvillojë të menduarit shkencor dhe hulumtues.

Muzika metal zvogëlon stresin dhe përmirëson mirëqenien

Dhe së fundmi, studimet kanë treguar se të dëgjosh muzikën që të pëlqen ul ndjeshëm nivelet e stresit. Kur dëgjojmë meloditë tona të preferuara, nivelet e kortizolit në trupin tonë zvogëlohen dukshëm me kalimin e kohës. Kjo është e rëndësishme sepse stresi shihet si shkaku i rreth 60% të shumicës së sëmundjeve. Për më tepër, një studim ka treguar që pjesëmarrja aktive në bërjen e muzikës mund të rrisë sistemin imunitar edhe më shumë sesa thjesht kur dëgjon muzikë.